

Është momenti i së vërtetës. Pas 46 viteve, Erioni më në fund do të mësojë nëse emri i gruas në certifikatën e tij të lindjes është vërtet nëna e tij biologjike. Ai e kërkoi ndihmën e “Ka Një Mesazh Për Ty” për të zbuluar rrënjët e vërteta të identitetit.
Lutfija, edhe gjatë takimit fillestar me moderatorin e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, por edhe në studio ku e pa Erionin nga ekrani, është e bindur se ajo nuk ka sjellë në jetë një djalë në vitin 1979. E vetmja përgjigje e pakundërshtueshme është ADN-ja.
Ekspertët e “Forensic Center Albania” kanë mbërritur në studio me rezultatin e provës gjenetike.
“Nga krahasimi i profileve gjenetike të znj. Lutfije Shkëmbi dhe z. Erion Dehari, dalim në përfundimin se ata paraqesin lidhjen gjenetike nënë-bir”, thuhet në përgjigjen e ADN-së.
Lutfija ngrihet në këmbë.
Ardit Gjebrea: Erion, u ngrit në këmbë mami! Nëna që të ka lindur! Shko përqafoje! Pas 46 vitesh!
Erioni nuk humbet asnjë sekondë, por shkon menjëherë të përqafojë nënën e tij biologjike. Lutfija vijon të jetë e shtangur, por i hap krahët të birit dhe e mirëpret në familje.
Ardit Gjebrea: Erion?
Erion: Jam i lumtur tani!
Ardit Gjebrea: Është çuni yt.
Lutfije: Po pra! Mua nuk më duket se është djali im, por megjithatë unë e pranoj dhe them që në familje të vijë.
Ardit Gjebrea: Të vijë në familje.
Lutfije: Po.
Ardit Gjebrea: Në këto momente që ne flasim dhe në këto momente që ti e shikon, që e ke afër, që analiza tregoi që është djali yt, të vjen ndonjë kujtim, do të thuash ndonjë gjë?
Lutfije: Jo.
Ardit Gjebrea: Nuk do të thuash?
Lutfije: Jo, nuk kam.
Ardit Gjebrea: Ah, nuk ke? Por në momentin që analiza e tregon që është djali yt…
Lutfije: Si është e mundur?
Ardit Gjebrea: Këtë do të doja ta dija nga ti.
Lutfije: Nga mua…unë linda dy fëmijë binjakë dhe ato të dy më vdiqën. Qe periudha që ra rubeola, bëmë një varrim dhe sot janë në varreza të dy.
Ardit Gjebrea: Pra ti i ke parë fëmijët e vdekur?
Lutfije: Po, i kam parë.
Ardit Gjebrea: Në cilin vit, e mban mend apo jo?
Lutfije: Jo.
Ardit Gjebrea: Në çfarë viti je martuar ti, të kujtohet?
Lutfije: S’kam bërë dasmë.
Ardit Gjebrea: Je rrëmbyer? Me dashuri?
Lutfije: Po.
Ardit Gjebrea: Sa vjeç ke qenë?
Lutfije: Mbi 20.
Ardit Gjebrea: Ti ditëlindjen e ke kur?
Lutfije: Më 23 qershor 1952.
Ardit Gjebrea: Ndërkohë që Erioni ka lindur në vitin 1978. Që i bie që të kesh qenë 28 vjeç.
Lutfije: Përafërsisht.
Ardit Gjebrea: Atëherë nëse historia është kështu…
Lutfije: Kështu është dhe s’e luan…
Ardit Gjebrea: Topi.
Lutfije: Po.
Ardit Gjebrea: Në certifikatën e lindjes që kemi ne, të Erionit, është emri yt, mbiemri, mbiemri i vajzërisë. Si e ke mbiemrin e vajzërisë?
Lutfije: Dema.
Ardit Gjebrea: Pra është Lutfije Dema. Dhe emri i babait të Erionit është imagjinar, është shkruar Agron. Si quhej bashkëshorti juaj?
Lutfije: Shefki Shkëmbi.
Ardit Gjebrea: Erion, e gjetët njëri-tjetrin.
Erion: Faleminderit emisionit! Faleminderit juve z. Ardit, faleminderit të gjithëve si staf, Bernardit, faleminderit shumë!
Pas shkrepjes së një fotografie, Lutfija njihet edhe me Rehanën, bashkëshorten e Erionit dhe mëson se është edhe gjyshe. Më pas, familja lë studion./tvklan.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





