

Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Theft Network”, duke goditur një grup të strukturuar kriminal që kryente vjedhje të mjeteve, banesave dhe bizneseve në Durrës dhe Tiranë. Si rezultat i hetimeve, 4 persona u arrestuan dhe një tjetër u shpall në kërkim.
Arrestimet dhe hetimet
Pas disa muajsh hetime dhe ndjekjeje operative, policia ka arrestuar:
Donald Subashi, 26 vjeç, banues në Marikaj
Denis Marku, 18 vjeç, banues në Shkodër
Elvis Muça, 38 vjeç, banues në Mamurras
Artur Lama, 48 vjeç, banues në Mamurras
Ndërkohë, është shpallur në kërkim Edison Zefi, 49 vjeç, banues në Tiranë, për të cilin vijojnë kontrollet për arrestimin e tij.
Vjedhjet e zbardhura
Nga hetimet e deritanishme, janë dokumentuar me prova katër raste vjedhjeje, ndërsa dyshohet se grupi është përfshirë në shumë të tjera. Vjedhjet e konfirmuara deri tani përfshijnë:
Vjedhja e një skafi në pronësi të shtetasit Sokol K., në Sukth
Vjedhja e një tabakinoje në pronësi të shtetasit Rezart V., në fshatin Bilalas
Vjedhja e dy automjeteve (një furgon dhe një kamionçinë) në Mullet, Tiranë, më 13 shkurt 2025
Sekuestrimet
Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
Një mjet lundrues (skaf)
Një automjet kamionçinë
Rrobat e përdorura nga autorët gjatë vjedhjeve
Katër aparate celularë
Vijojnë hetimet
Autoritetet po punojnë për të zbardhur dhe dokumentuar edhe vjedhje të tjera të kryera nga ky grup. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme ligjore nën akuzën e “Vjedhjes” e kryer në bashkëpunim.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





