Transmetuar më 16-02-2025, 12:50

Një konflikt i çastit në qytetin e Peshkopisë për motive ende të paqarta ka përfunduar me plagosjen e një 25-vjeçari. J.K., 32 vjeç, banues në Peshkopi, dyshohet se, pas një debati, ka goditur me një mjet të mprehtë në kokë shtetasin S.B., 25 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

Ngjarja ndodhi në ambientet e ish-fabrikës së miellit në Peshkopi, ku dy personat ishin përfshirë në një konflikt të çastit, raporton noa.al.

Në kulmin e debatit, 32-vjeçari ka nxjerrë një mjet të mprehtë dhe ka qëlluar 25-vjeçarin në kokë, duke i shkaktuar plagë serioze.

Menjëherë pas sulmit, i plagosuri u transportua drejt spitalit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia e Dibrës, pas marrjes së njoftimit, organizoi operacionin për kapjen e autorit. Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe Komisariati i Policisë Dibër ndërhynë menjëherë dhe arrestuan J.K. në flagrancë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Dibrës, e cila do të vijojë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /noa.al

Foro ilustruese

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit