Transmetuar më 16-02-2025, 10:26

Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar kontrollet në akset kryesore urbane, duke përdorur automjetin inteligjent “Scoud Speed”, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor.

Ky mjet monitoron automjetet që tejkalojnë shpejtësinë e lejuar, bllokojnë rrugët duke ndaluar në vendkalime të gabuara, si dhe shkelje të tjera si përdorimi i celularit gjatë drejtimit të automjetit, mosvendosja e rripit të sigurimit, parakalimet e rrezikshme dhe verifikimi automatik i mjeteve me masa administrative të papaguara.

Gjatë monitorimit 24/7, vetëm gjatë kësaj jave, janë evidentuar dhe ndëshkuar 6689 drejtues mjetesh për shkeljet e mësipërme.

Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave të qarkullimit dhe paralajmëron se automjetet që parkohen në mënyrë të gabuar, duke penguar lëvizjen, do të zhvendosen me karrotrec në pikën e bllokimit të Policisë Rrugore. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit