Transmetuar më 16-02-2025, 13:01

Një tjetër operacion antidrogë është finalizuar në Tiranë, duke çuar në pranga një 35-vjeçar të dyshuar për shpërndarje të lëndës narkotike kokainë në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Gjithashtu, një 28-vjeçar është proceduar penalisht për moskallëzim krimi, raporton noa.al.

Operacioni i koduar “Next”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë, çoi në arrestimin e E. Sh., 35 vjeç, banues në Tiranë, si dhe në procedimin penal të D. M., 28 vjeç.

Policia kishte siguruar informacione se E. Sh. shpërndante kokainë në sasi të konsiderueshme në zona të ndryshme të Tiranës.

Pas një ndjekjeje operative, ai dhe bashkëudhëtari i tij D. M. u ndaluan në rrugën “Sami Frashëri”, ndërsa udhëtonin me automjetin e tyre.

Gjatë kontrollit, brenda mjetit u gjet dhe u sekuestrua një qese me 480 gram lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

Po ashtu, u sekuestruan automjeti dhe dy aparate celularë, që dyshohet se përdoreshin për aktivitetin kriminal.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit