

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Operacionalja 27”, është arrestuar në Pogradec shtetasi E.L., 43 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.
Sipas të dhënave, Gjykata e Romës kishte caktuar ndaj tij, në vitin 2016, masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.
Arrestimi u krye pas shkëmbimit të informacioneve me autoritetet italiane. Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për përfundimin e procedurave të ekstradimit. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





