Magazinë
Transmetuar më 16-02-2025, 07:46

SHQIPËRI- Një masë e ftohtë verilindore pritet të depërtojë gradualisht në vendin tonë duke sjellë rënie të temperaturave.

Përsa i përket motit, zonat malore do të dominohen nga vranësira të dendura dhe ngrica në akset rrugore ndërsa alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të ketë pjesa tjetër e territorit.

Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të sjellin dobësim të vranësirave në ultësirën perëndimore duke ri-kthyer kthjellimet, por mbeten me vranësira të dendura zonat malore përgjatë kufiri.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në vlerat minimale edhe ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga -4°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 15°C vlera maksimale e cila pritet në Jugperëndim të territorit.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi verior-verilindor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit