Transmetuar më 15-02-2025, 23:13

Tiranë, 15 Shkurt 2025- Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e “Kodra e Diellit” në Tiranë, ku një makinë ka përfunduar e përmbysur në mes të rrugës.

Aksidenti ka ndodhur në një rrugicë pranë zonës “Eleonora”, ku automjeti ka humbur kontrollin dhe pas një përplasjeje me disa mjete të parkuara, është përmbysur.

Fatmirësisht, nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar, ndërsa policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij incidenti.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit