

Duke marrë në konsideratë statistikat e 4 viteve të fundit, mesatarisht çdo vit, jo pak, por 600 çifte i kanë dhënë fund martesës në qarkun e Elbasanit.
E teksa shifrat rriten ndjeshëm duket se shkaqet ndryshojnë.
Nëse para disa vitesh shkaqe kryesore ishin dhuna, gjendja e vështirë ekonomike dhe emigrimi, tashmë shkak janë edhe rrjetet sociale.
Shifrat tregojnë se në rreth 80% të rasteve janë gratë ato që kërkojnë divorcin.
E pavarësisht se divorci nuk është më tabu, por zgjidhje, situata mbetet traumatike për fëmijët. Në shumicën e rasteve prindërit nuk kanë informacionin e duhur se si duhet të komunikojnë me fëmijën, apo ti drejtohen një specialisti, për të lehtësuar procesin.//TCH
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





