Transmetuar më 15-02-2025, 14:21

Shkrumbohet nga flakët furgoni i mbushur me vegla muzikore .

Ngjarja ka ndodhur në mesditë në segmentin Milot-Morinë, duke shkaktuar panik dhe dëme të mëdha materiale.

Mjeti, i cili ishte i ngarkuar me vegla muzikore, ka shpërthyer në flakë, ndërsa drejtuesi i tij ka arritur të dalë i sigurt pa pësuar lëndime, sapo ka vënë re zjarrin.

Ende nuk dihen shkaqet që shkaktuan zjarrin, i cili shkrumboi plotësisht furgonin.

Zjarrfikësit dhe policia janë angazhuar në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e këtij incidenti.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit