Transmetuar më 15-02-2025, 13:49

TIRANË- Një 54-vjeçar taksisit është arrestuar nga policia pasi shpërndante kokainë në kryeqytet. Policia bën të ditur se në pranga ka rënë Ilir Biçi, 54 vjeç, banues në Tiranë, i cili shfrytëzonte profesionin e tij si taksist për të shpërndarë lëndë narkotike të llojit kokainë, të ndarë në doza, në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Njoftimoi i Policisë:

DVP Tiranë/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme kundër shpërndarjes së lëndeve narkotike kokainë e kanabis. Finalizohet operacioni policor i koduar “Taksisti” Operacioni u finalizua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2. Kamuflohej si taksist dhe shpërndante lëndë narkotike kokainë në doza, në të gjithë Tiranën, vihet në pranga 54-vjeçari.

Sekuestrohen 328 doza kokainë si dhe një sasi lëndë e dyshuar narkotike kokainë. Në bazë të informacioneve të marra në rrugën operative për një shtetas i cili gjatë kohës që punonte si taksist shpërndante lëndë narkotike kokainë të ndarë në doza, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2 kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Taksisti” . Si rezultat i operacionit u kap dhe u arrestua shtetasi I. B., 54 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas duke shfrytëzuar profesionin e tij si taksist shpërndante lëndë narkotike kokainë në doza, në të gjithë Tiranën. Në rrugën “Muhamed Gjollesha” është bërë ndalimi i automjetit taksi dhe gjatë kontrollit të ushtruar janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 328 doza kokainë dhe një sasi lëndë e dyshuar narkotike kokainë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit