

Detaje të trishta mësohen për aksidentin e ndodhur pak minuta pas mesnate në aksin Prrenjas-Librazhd.
Pikërisht në Pishkash, pas përplasjes së mjetit me një kamion humbi jetën 20-vjeçarja Megi Xhetani dhe u plagos rëndë 34-vjeçari Zef Sinani.
Viktima, e cila ishte një studente e Universitetit të Tiranës, ishte fejuar prej tre muajsh me drejtuesin e automjetit.
Ajo dhe Sinani jetonin së bashku në qytetin e Mamurrasit.
Sipas burimeve, çifti kishte udhëtuar drejt Pogradecit për të kaluar një ditë të veçantë së bashku për festën e Shën Valentinit, një moment që përfundoi në tragjedi.
Sipas policisë shkak i aksidentit sipas hetimit paraprak ka qenë humbja e kontrollit të drejtimit të lëvizjes së auto veturës e cila është përplasur me forcë me kamionin.
Ndërkohë, grupi hetimor ka vijuar me mbledhjen e provave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes për të përcaktuar shkaqet e sakta të përplasjes tragjike.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





