Transmetuar më 15-02-2025, 11:14

Ronaldo (Fenomeni) ishte lojtari më i fortë i Interit gjatë epokës së Massimo Morattit. Nuk ka dyshime për këtë ish-presidenti zikaltër, i cili në një intervistë për “SportWeek” ka folur për kohën e tij në krye të klubit, duke u rikthyer edhe te largimi polemik i brazilianit:

"Me ne, Ronaldo ka zhvilluar sezonin e tij më të mirë absolut. Ia thashë vetë: E di që unë ndryshoj trajner çdo 3-4 muaj, po bën shumë zhurmë, por ndoshta edhe Cuper do të largohet shpejt… Megjithatë, ai tashmë kishte vendosur të shkonte te Real Madridi, edhe sepse mendoj se i kishin ofruar një rrogë shumë të lartë. Më vjen keq që gjithçka nisi nga çështja e trajnerit, që ishte krejtësisht e pavlerë. Ai nuk u largua nga Interi për shkak të trajnerit Hector Cuper".

Nga Ronaldo te Mancini, Moratti zbulon prapaskenat

Sipas Morattit, ka qenë një lojtar që e ka zemëruar më shumë se të gjithë, Domenico Morfeo: "Kundër Romës luajti një ndeshje katastrofike, pa asnjë dëshirë, me qëndrim krejtësisht sipërfaqësor. Pas ndeshjes shkova në dhomat e zhveshjes, i gjeta të gjithë të zemëruar për humbjen, ndërsa ai po qeshte. Nuk e durova dot".

Një tjetër shpërthim zemërimi ndodhi pas eliminimit nga Champions League kundër Manchester United në vitin 2009 me Mourinhon: "Pashë fytyra të dorëzuara, që thonin: Gjithsesi, dihet që në Europë shkon kështu… Nuk m’u besua, kujtova se po bënin shaka".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit