Transmetuar më 15-02-2025, 11:01

Real Madridi dhe Vinicius Jr janë ende në bisedime për të arritur një marrëveshje të re për kontratën. Marrëveshja aktuale është në fuqi deri në qershor 2027, nuk ka presion, pasi të gjitha palët janë të interesuara për një kontratë të re.

Sidoqoftë, klubi i Florentino Perezit është i vetëdijshëm për ofertat stratosferike që vijnë nga “Saudi Pro League” për sulmuesin brazilian. Dy takime janë zhvilluar gjatë tri javëve të fundit mes Real Madrid dhe përfaqsuesve të Vinicius Jr, duke diskutuar për kontratën e re.

Negociatat kanë nisur mirë dhe bisedimet vazhdojnë, por janë të nevojshme më shumë takime për strukturën e pagës, klauzolën e lirimit dhe kohëzgjatjen e kontratës për të arritur një marrëveshje.

Vinicius Jr gjithmonë ka përmendur dëshirën e tij për të qëndruar te Real Madridi dhe bërë histori në këtë klub, ky është plani i tij. Gjithsesi, oferta saudite për kartonin e tij, pra për Real Madridin, dhe vetë sulmuesin brazilian është e padëgjuar më parë në histori.

Përfitimi për Vinicius Jr, po pranoi ofertën saudite, nuk shkon më pak se 1 miliard euro. E “përkthyer” në shifra fikse, oferta nga Arabia Saudite për numrin 7 të “Los Blancos”, është si më poshtë:

– 300 milionë euro për Real Madridin për blerjen e kartonit të brazilianit. Shuma më e lartë në histori

– 200 milion euro rrogë vjetore, për 5 vite, që do të thotë një miliard euro fitim në 5 vite. Shuma më e lartë në botë

– Ambasador i Kupës së Botës 2034 në Arabinë Saudite

– Ka të drejtë të zgjedhë ndonjë punë në Arabinë Saudite, pasi të tërhiqet nga futbolli

🔥🔥🔥🔥🔥🔥

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit