Transmetuar më 15-02-2025, 10:41

Policia e Shtetit finalizon operacionin policor të koduar “Operacionalja 26”. Arrestohet në Gramsh një 39-vjeçar i dënuar në Itali për trafikim të lëndëve narkotike

Policia e Shtetit tha sot se ka finalizuar operacionin policor të koduar “Operacionalja 26”, të zhvilluar nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale (Fast Albania), në bashkëpunim me autoritetet italiane.

Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve dhe koordinimit me homologët italianë, shërbimet policore lokalizuan dhe arrestuan në Gramsh shtetasin Oltjon Shtylla, 39 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

"Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve dhe i koordinimit të punës, me homologët italianë, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale (Fast Albania), në kuadër të operacionit “Operacionalja 26”, lokalizuan në Gramsh dhe arrestuan provizorisht, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar, Oltjon Shtylla, 39 vjeç", tha Policia e Shtetit.

Ai është dënuar nga Gjykata e Apelit e Firences, me 4 vjet e 8 muaj burgim, për trafikim të lëndëve narkotike, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën e ekstradimit të këtij shtetasi, në Itali.

Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Apelit e Firences me 4 vjet e 8 muaj burgim, për trafikim të lëndëve narkotike, kryer në kuadër të një organizate kriminale.

Aktualisht, Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën për të finalizuar procedurat e ekstradimit të tij drejt Italisë, ku do të vuajë dënimin e dhënë nga drejtësia italiane.

Policia e Shtetit thotë se po vijon operacionet dhe bashkëpunimin ndërkombëtar për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para drejtësisë. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit