

Librazhd- Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik ndodhur pas mesnatës në aksin Prrenjas-Librazhd. Mësohet se 34-vjeçari Zef Sinani, i cili mbeti i plagosur rëndë, është transportuar për në Spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të dëmtimeve të shumta dhe gjendjes kritike në të cilën ndodhet. Ai u transportua fillimisht në spitalin e Librazhdit dhe më pas në Spitalin Rajonal të Elbasanit.
Nga ana tjetër bëhet me dije se viktima në aksidetin tragjik është e fejuara e 34-vjeçarit. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kotrollit të drejtimit të lëvizjes së automjetit tip "Benz" ku udhëtonte Zef Sinani së bashku me të fejuarën e tij. Makina që drejtohet nga 34-vjeçari është përplasur me forcë me një kamion.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





