

Real Madridi do të luajë sot në kampionat kundër Osasunës. Në prag të ndeshjes, trajneri i "Los Blancos", Carlo Ancelotti, ka folur në konferencën për shtyp, ku prezantoi sfidën: "Jemi mirë, mjaft të motivuar. Është një mundësi për ta ruajtur kryesimin, por do të jetë e vështirë. Kaluam transfertën e Manchesterit në formë të mirë dhe tani është momenti për të konfirmuar ndjesitë tona pozitive".
Çfarë mendoni për sjelljen e Bellingham? A jep imazhin e një kapiteni…?
Ka personalitet dhe karakter. Është shumë i ri, por i ka të gjitha cilësitë për të qenë një nga liderët e këtij ekipi.
A është Asensio gati për të qenë titullar i padiskutueshëm?
Këtu nuk ka lojtarë të padiskutueshëm, por ai po tregon personalitet dhe karakter kundër kundërshtarëve të fortë… Po bën shumë mirë dhe, natyrisht, do të luftojë me të tjerët për një vend titullari.
Si po shkon rikuperimi i Rüdiger dhe Alaba?
Po përmirësohen. Do të vazhdojnë të stërviten individualisht deri të hënën, pastaj do të jenë në dispozicion për ndeshjen e kthimit ndaj Manchester City. Përfshirë edhe Lucas Vazquez.
A je i lodhur nga çështja Vinicius?
Po, jam i lodhur. Gjithsesi, nuk jam i shqetësuar. E shoh të lumtur dhe ne jemi të lumtur me të. Kjo është një temë që diskutohet jashtë, jo këtu. Madje as ai vetë nuk e diskuton. Vinicius ka dëshirë të japë maksimumin, ashtu si në Manchester, dhe do të vazhdojë të japë gjithçka, sepse po rikuperon formën pas dëmtimeve. E shoh shumë të motivuar. Kundër City ishte nën presion të madh dhe bëri diferencën.
A ka një problem që në disa ndeshje, lojtarët tuaj sikur e ulin ritmin?
Jo, jo. Të gjithë e kemi kuptuar rëndësinë e sakrificës. Dhe këtë e treguam në një ndeshje të rëndësishme. Tani kemi nevojë për vazhdimësi, kjo është ajo që na duhet.
A duhet të luajë Vinicius gjithmonë për Real Madridin?
Mund të komentoj vetëm atë që shoh: një lojtar të lumtur që dëshiron të bëjë histori me këtë klub.
A është klubi i zemëruar për mënyrën se si po trajtohet Vinicius?
Nuk kam dijeni për këtë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





