Transmetuar më 15-02-2025, 07:59

Librazhd- Në aksident ka ndodhur në aksin Prrenjas-Librazhd në vendin e quajtur Pishkash, nga ku raportohet se rreth orës 00:10 janë përplasur një makinë dhe një kamion me targa të Shkupit. Mësohet se automjeti tip "Benz", me drejtues 34-vjeçarin Zef Sinani është përplasur me kamionin, që drejtohet nga një person nga Maqedonia e Veriut.

Sipas informacioneve, si pasojë e aksidentit humbi jetën një grua, ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë 34-vjeçari i cili është transportuar fillimisht në spitalin e Librazhdit dhe më pas në Spitalin Rajonal të Elbasanit.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë qarkullimi i automjeteve me shpejtësi tej normave të lejuara, ndërsa janë dokumentuar provat e ngjarjes për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit