

TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë një urim me rastin e festës së Shën Valentinit e njohur gjerësisht si Dita e Dashurisë.
Një një postim në rrjete sociale, Berisha ka ndarë në foto me bashkëshortjen e tij Liri Berisha, teksa ka uruar festën e dashurisë që sipas tij është shenjti i ndjenjës më të bukur.
"Gëzuar Shën Valentinin, shenjtin e të gjitha besimeve dhe rracave, e ndjenjës më të bukur, më fisnike, më të fuqishme, më hyjnore të njeriut, dashurisë! ",- shkruan Berisha krahas fotos.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





