Transmetuar më 14-02-2025, 21:06

Aldo dhe Gjesti kanë patur një debat ditën e sotme për Eglin në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”.

Banori i thotë këngëtarit që t’i kërkojë falje asja për sjelljen e tij, por Gjesti thotë se dëshiron që të mos flasë për derisa ajo nuk e ka kuptuar dhe dyshon tek ai.

Në një moment Aldo i thotë se ‘atij i shijon që dikush qëndron në krevat me të dhe e puth’, e këtu Gjesti i përgjigjet:

“Pse ti s’ke qejf me pas një femër, me u dashuruar?”.

Pjesë nga debati:

Aldo: Ke prit ti me ardhë, nuk ke shkuar ti

Gjesti: Unë të thashë, po luaj, po hakmerrem…

Aldo: Ti je çun princeshë, e the ti ‘kjo është hakmarrja ime’

Gjesti: E unë s’dua të flas hiç pra

Aldo: Nuk po të them pajtohu, kërkoi falje dhe vazhdo rrugëtimin tënd

Gjesti: Kur të bindet vet se unë me të vërtetë nuk jam ky, e atëherë mund të lindë diçka, sillu ndryshe, jepja krejt larine me më besuar, unë duke i treguar të vërtetat dhe ajo të dyshojë.

Aldo: Unë e di që ty të shijon me të ndenjur në krevat dikush, me të puthur

Gjesti: Pse ti s’ke qejf me pas një femër, me u dashuruar?

Aldo: E nxore kokën

Gjesti: S’ke qejf të bësh seks? Ti qënke jashtë bote

Aldo: E dashke vetëm për seks?

Gjesti: Ti s’ke qejf femër?

Aldo: Me luajtur me ndjenja jo

Gjesti: A ke qejf femër po të pyes

Aldo: Femrën e kam qejf, jo të luaj me ndjenja

Gjesti: Jo, unë kam treguar të vërtetën, zemra ime e di

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit