

KOSOVË – Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Ferizajt të Kosovës. Një 11 vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht dy herë nga një burrë në tualetin publik të qytetit.
Sipas policisë autori e ka marrë të miturën në një tualet publik që ndodhej afër banesës së saj dhe lokalit të tij dhe ka kryer marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e saj. Ndërkohë nga deklarata e të miturës është zbuluar se burri e kishte kryer këtë akt edhe një herë tjetër para disa ditëve. E mitura është duke u trajtuar me psikolog, ndërkohë autori i dyshuar i rastit është lënë në paraburgim për 1 muaj.
Njoftimi:
“Ekziston dyshimi i bazuar, se nga fundi i muajit janar 2025 deri në fillim të muajit shkurt 2025, në vazhdimësi në një rrugë të Ferizajt, përkatësisht në tualetin publik të hyrjes së një ndërtese afër lokalit ‘T.’ pronë e të pandehurit, i pandehuri ka detyruar të dëmtuarën e mitur e moshës 11-vjeçare, që të kryej akt seksual pa pëlqimin e saj, në atë mënyrë derisa kishte shkuar në lokalin që gjendet në hyrje të banesës së saj ku i pandehuri shiste cigare, gjëra ushqimore, i pandehuri e kishte marrë të dëmtuarën e kishte çuar në tualet publik në hyrje të banesës, në të cilën i pandehuri kishte kryer akt seksual dhe sipas të dëmtuarës rast i njëjtë kishte ndodhur edhe një herë tjetër para disa ditëve”.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd