Transmetuar më 14-02-2025, 15:51

GREQI- Një histori e pabesueshme ka ndodhur sot në Janinë, kur një shqiptare që kishte denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë në familje, u hodh nga çatia e një hoteli në katin e tretë, kur kuptoi se burri i saj ishte në recepsion duke e kërkuar. Protothema shkruan se historia tragjike ka nisur të martën e kaluar kur 45-vjeçarja ka kontaktuar autoritetet dhe ka denoncuar bashkëshortin e saj, me të cilin ka dy vajza, për dhunë në familje.

Oficerët e policisë filluan kërkimin e burrit, ndërsa njëkohësisht i sugjeruan denoncueses që të instalonin në celularin e saj aplikacionin e butonit panik dhe ta transferonin në një ambient të posaçëm. Ajo nuk pranoi dhe u përgjigj se do të preferonte të shkonte të qëndronte me vajzat e saj në një hotel në Janinë.

Dhe kështu ndodhi. Por teksa ajo ishte në dhomë me fëmijët e saj, kuptoi se bashkëshorti i saj kishte gjetur hotelin ku ata po qëndronin dhe se ishte në recepsion duke kërkuar të fliste me të. Pastaj ajo u frikësua aq shumë sa vendosi të hidhej nga dritarja.

Sipas informacioneve, gruaja është dërguar në spital e plagosur rëndë, por nuk ka të dhëna të mëtejshme për gjendjen e saj shëndetësore. Burri është arrestuar, por ende nuk ka prova që mund të mbajnë brenda në burg.

Ndwrkohw qw vajza e tyre, e cila ndodhej në dhomë kur 45-vjeçarja u hodh nga dritarja e frikësuar ka deklaruar se mes prindërve nuk ka pasur asnjë incident të dhunshëm, por vetëm kërcënime nga i ati.

“Jo, nuk ka pasur dhunë. Vetëm një kërcënim nga babai dhe nëna ime u tmerrua. Ne jetonim të gjithë së bashku, por asgjë nuk kishte ndodhur dhe nuk dinim asgjë më parë. Është një situatë shumë e vështirë për të gjithë ne dhe nëna ime nuk është mirë”, thotë vajza e 45-vjeçares, e cila ndodhet me të në spital.

Nga ana tjetwr menaxheri i hotelit ku fshihej 45-vjeçarja me vajzat e saj ka treguar se gruaja është tmerruar sapo ka mësuar se 49-vjeçari ishte në katin përdhes duke e kërkuar dhe u hodh nga kati i 3-të.

“Ai erdhi këtu, në recepsion dhe po e kërkonte, po e pyeste për të. Nuk kishim dhënë asnjë informacion, as përmes telefonit. Mesa duket e ka mësuar ose nga vetja ose nga një i afërm. Dhe sapo gruaja kuptoi se ishte gjetur, ajo u hodh nga dritarja”, shpjegon ai.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit