

Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi dyshohet se ka kanosur me armë zjarri një 22-vjeçar në fshatin Tregan, për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur në shkurt të vitit 2024, ndërsa hetimet e Prokurorisë kanë çuar në lëshimin e një urdhri ndalimi ndaj shtetasit A. Gj., banues në Elbasan. Pas kapjes, ai është vënë në pranga dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





