Transmetuar më 14-02-2025, 12:52

Vizita e fundit e Elon Musk në Zyrën Ovale mori një kthesë të papritur, jo për shkak të diçkaje që tha miliarderi, por falë djalit të tij katërvjeçar, X AE A-XII.

Një moment i publikuar nga mediat amerikanë ka bërë xhiron e rrjetit, tek djali katërvjeçar i Musk, i pëshpërit diçka Trump.

Ndërsa babai i tij iu drejtua shtypit, X thuhet se i tha Trumpit i cili qëndronte i ulur: “Dua që të mbyllësh gojën”.

Disa madje pretendojnë se djali i tha Trump: “Ti nuk je president, duhet të largohesh”.

Po ashtu, gjatë konferencës së Trump dhe Musk për gazetarët, djali i këtij të fundit në një moment u kap pas këmbës së babait të tij, dhe miliardieri e ngriti dhe e uli X-in mbi supet e tij.

“Më falni për këtë”, tha Musk duke qeshur, ndërsa djali i tij i kapte flokët dhe luante me veshët e tij.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit