Transmetuar më 14-02-2025, 12:44

Një 32-vjeçar me precedent të theksuar kriminal në fushën e vjedhjes dhe fushën e narkotikëve ka rënë në pranga.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit “Feedback”, për zbardhjen e djegies së një automjeti, kanë identifikuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasin:

Ilirjan Gjuni 32 vjeç, banues në Paskuqan.

Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të operacionit dyshohet se ky shtetas:

• Më datë 14.09.2018 është shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, por kjo kërkesë është anuluar më 19.09.2018. • Më datë 19.03.2015 është shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhje”. • Me vendimin nr. 4146, datë 26.11.2015, Gjykata e Apelit ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale të “Vjedhjes”. • Me vendimin nr. 641, datë 12.03.2016, është dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Vjedhje e mbetur në tentativë”. • Me vendimin nr. 475/1, datë 14.07.2013, Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhje”. • Më datë 10.04.2013, është arrestuar pasi ka tentuar të vjedhë një banesë. • Më datë 16.02.2013, është arrestuar për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak”. • Më datë 14.04.2013, është ndaluar për veprën penale “Vjedhje”. • Më datë 21.03.2012, është arrestuar për veprën penale “Vjedhje”. • Më datë 17.02.2015, është shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhje”. • Më datë 19.02.2015, është arrestuar për veprën penale “Vjedhje”. • Ky shtetas është kthyer me deportim nga Franca më datë 04.08.2024, pasi ka kryer një dënim prej 20 muaj burg për veprën penale “Plagosje me mjet të mprehtë”, si dhe i është vendosur ekspuls i përjetshëm nga ky shtet.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit