Transmetuar më 14-02-2025, 11:38

LONDËR- Një burrë është sulmuar me thikë pasditen e së enjtes jashtë ambasadës turke në Londër. Ngjarja u regjistrua pasi i plagosuri ndodhej para ambasadës turke dhe po mbante në duar Kuranin të cilit i kishte vënë flakët.

I acaruar nga ky gjest një person reagon dhe përplaset me të. Nga pamjet e publikuara duket një burrë i cili e godet me shkelma të riun dhe në dorë ka edhe një thikë. Pas sulmit i riu është dërguar në spitalin ku po trajtohet, pasi ka pësuar lëndime në gishtat e dorës teksa vetëmbrohej. Autori është arrestuar për armëmbajtje dhe lëndim të rëndë rënda trupore.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit