Magazinë
Transmetuar më 14-02-2025, 10:51

THETH- Reshjet e dëborës kanë përfshirë disa zona në veri të vendit gjatë natës.

Sipas raportimeve akset rrugore Hani Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë -Theth, janë bllokuar nga dëbora që ka rënë gjatë natës, e cila vijon edhe mëngjesin e sotëm.

Autoritetet përkatëse vijojnë mbikëqyrjen dhe ndërhyrjen për të mbajtur rrugët të hapura dhe të sigurta për përdoruesit e automjeteve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit