Transmetuar më 13-02-2025, 23:20

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka folur për koalicionet në zgjedhje. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Berisha sqaroi edhe pozicionin e Ilir Metës në lista duke thënë se ka mbështetjen e plotë dhe duke qenë se s’mund të bëjë fushatë nga burgu, do të përfshihet në listat e mbyllura.

Pjesë nga debati:

Sali Berisha: Ne jemi të hapur për të gjitha partitë që duan të bashkohen në një front opozitar kundër kësaj të keqeje të madhe që i ka rënë Shqipërisë.

Blendi Fevziu: Përfshirë Agron Shehajn? Përfshirë Adriatik Lapajn?

Sali Berisha: Të gjithë nuk përjashtohen, përveç një personi që e përjashton veten vetë ai, që të gjithë të tjerët pa përjashtim.

Blendi Fevziu: Për Bashën e keni?

Sali Berisha: Balla, Basha janë bërë një tani.

Blendi Fevziu: Ilir Meta, çfarë pozicioni do të ketë në listat tuaja?

Sali Berisha: Ilir Meta do të finalizohet koalicioni dhe absolutisht ka mbështetjen e plotë dhe totale të opozitës shqiptare. Ai është një i burgosur politik.

Blendi Fevziu: Do të jetë në listat e zgjedhjeve?

Sali Berisha: Pa diskutim.

Blendi Fevziu: Te listat e mbyllura?

Sali Berisha: A mund të bëjë fushatë nga burgu? S’mund të bëjë fushatë nga burgu, po të ishte jashtë burgut s’pranonte të futej në lista të mbyllura se bënte fushatë.

Fatos Hakorja: Ka zëra se ju mund të udhëtoni para zgjedhjeve të 11 majit në SHBA. Sa të vërteta janë këto?

Sali Berisha: Nuk kam dijeni për këtë unë. Unë po punoj ditë e natë me këta se nuk është vetëm ky, janë edhe të tjerë shumë, shumë të fuqishëm me të

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit