

Tiranë, 13 shkurt 2025 – Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 34-vjeçar me precedent kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje, pas një aksioni për kapjen e tij. Ai është identifikuar si Klajdi Buza, dhe gjatë operacionit ka qëlluar me armë drejt punonjësve të Policisë, ndërkohë që ata ishin në tentativë për ta ndaluar në subjektin e tij privat në Rinas.
Sipas njoftimit të Policisë, gjatë ndalimit, shtetasi Klajdi Buza ka qëlluar nga brenda lokalit, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Shërbimet e Policisë kanë arritur të neutralizojnë dhe shoqërojnë të riun për në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë arrestuar Klajdi Buza, dhe gjatë kontrollit janë sekuestruar arma e zjarrit dhe municion luftarak.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa hetimet për këtë ngjarje vijojnë. Njoftimi i Policisë:
Qëlloi drejt Punonjësve të Policisë, gjatë një aksioni policor për kapjen e tij, vihet në pranga 34-vjeçari.
34-vjeçari me precendent kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje.
Sekuestrohen arma e zjarrit dhe municion luftarak.
Shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Tiranë pasi kanë marrë informacion për një shtetas i cili mbante armë zjarri në subjektin e tij kanë organizuar punën me qëllim kapjen dhe vënien përpara përgjegjesisë ligjore.
Gjatë ndalimit të shërbimeve të Policisë në subjektin e tij privat në Rinas, shtetasi i identifikuar me inicialet K. B, ka qëlluar në drejtim të Policisë nga brenda subjektit të tij.
Nga të shtënat nuk ka patur të lënduar.
Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur neutralizimin e tij dhe shoqërimin për në ambientet e DVP Tiranë.
Në përfundim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë bërë arrestimin e shtetasit K. B., 34 vjeç, banues në Tiranë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit dhe municion luftarak.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





