

Tiranë, 13 shkurt 2025 – Në foto është Klajdi Buza, i riu që qëlloi me armë drejt një patrulle policie në Rinas . Disa minuta më vonë ai u vendos në pranga.
Burime nga policia bëjnë të ditur se Buza është një person i njohur për autoritetet, duke pasur një histori të mëparshme me ligjin.
Ai ishte arrestuar edhe në vitin 2022 për lëvizje të armatosur në rrugët e qytetit të Krujës. Po ashtu, në vitin 2015, Buza kishte denoncuar vjedhjen e makinës së tij, ndërsa policia njoftoi se mjeti ishte gjetur i braktisur në afërsi të urës së Gjoles në Fushë Krujë.
Aktualisht, autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të kuptuar më mirë motivet e sulmit ndaj policisë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





