Transmetuar më 13-02-2025, 15:58

Pekini e konsideron të pamundur rrjedhjen e koronavirusit nga laboratori

PEKIN, 13 Shkurt 2025 – Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Guo Jiakun, gjatë një konference shtypi të mërkurën në Pekin, pohoi se gjurmimi i virusit është një çështje shkencore, për të cilin, vendimi duhet të merret vetëm nën frymën shkencore dhe nga shkencëtarët.

“Jashtëzakonisht e pamundur” është konkluzioni për të ashtuquajturën “rrjedhje nga laboratori” të koranavirusit të tipit të ri, konkluzion i arritur nga grupi i përbashkët i ekspertëve Kinë-OBSH, pas vizitave nëpër laboratorë dhe shkëmbimeve të thelluara me studiues të Institutit të Virologjisë të Wuhanit.

Ky konkluzion shkencor është njohur gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar dhe qarqet shkencore.

"Pala kineze ka pohuar shumë herë se Instituti i Virologjisë i Wuhanit nuk ka bërë kërkime për përforcimin e koronaviruseve, nuk ka dizenjuar, nuk ka prodhuar dhe nuk ka rrjedhur koranavirusin COVID-19”, u shpreh zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Guo Jiakun, gjatë konferencës për shtyp në Pekin.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit