

Tiranë- Një moment tensioni ka ndodhur sot në Kuvendin e Shqipërisë, ku deputeti Flamur Noka ka tentuar të godasë ministrin Taulant Balla gjatë seancës plenare. Noka është ngritur mbi tavolinë dhe ka hedhur një shishe uji në drejtim të Ballës, por fatmirësisht nuk ka arritur ta godasë.
Pasi ndodhi incidenti, gardistët ndërhynë menjëherë për të parandaluar çdo eskalim dhe ndaluan Noken.
Po ashtu, kryetarja e parlamentit, Elisa Spiropali ndërpreu menjëherë seancën për të qetësuar situatën. Kjo ngjarje ka shkaktuar përplasje të mëtejshme mes deputetëve, duke e bërë seancën e Kuvendit gjithnjë e më të tensionuar.
Spirapali e mbylli menjëherë seancën.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





