Transmetuar më 13-02-2025, 11:28

Giovanni Cobolli Gigli nuk është i kënaqur me mënyrën se si po menaxhohet Dusan Vlahovic. Ish-presidenti i Juventusit ka komentuar momentin e ekipit bardhezi dhe ndeshjen kundër PSV Eindhoven, e fituar 2-1 në shtëpi falë një goli të të riut Mbangula.

Kjo është analiza e tij për “1Station Radio”: "Në fushën e tyre nuk është e lehtë për askënd të luajë, sigurisht që Juventusi do të ketë nevojë të tregojë më shumë grintë për t’i mposhtur holandezët në kthim. Në këtë aspekt, duhet të bëjë më mirë se sa tregoi në Torino.

Kolo Muani u përpoq shumë, por nuk mund të presim gjithmonë që ai t’i zgjidhë ndeshjet. Pastaj, po flas si tifoz, jo si trajner: nuk më pëlqen shumë mënyra si po menaxhohet Vlahovic, të cilit i jepen gjithmonë vetëm 10 minutat e fundit".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit