Transmetuar më 13-02-2025, 11:21

Vinicius Junior ishte protagonist në fitoren dramatike të Real Madridit ndaj Manchester City në “Etihad Stadium”, duke dhuruar asistin për golin vendimtar të Jude Bellingham në minutën e 90-të (3-2). Megjithatë, paraqitja e tij nuk u kufizua vetëm në fushë. Para fillimit të ndeshjes së parë “play off” të Champions League, tifozët e City shpalosën një banderolë drejtuar brazilianit: "Pusho së qari".

Mesazhi lidhej qartë me polemikat rreth “Topit të Artë” të fituar nga Rodri, mesfushori i City, një çmim që shumë besonin se Vinicius e meritonte më shumë. Pas përmbysjes spektakolare dhe triumfit në Manchester, Vinicius u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes dhe e la Anglinë me një buzëqeshje të madhe.

Man City fans' mocking banner fuelled Real's Vinicius in 3-2 win | GMA News  Online

Para se të largohej, braziliani e komentoi situatën për “Movistar”: "Nuk shkoi keq, bëra një ndeshje të madhe. U mbrojtëm shumë mirë, nuk ka rëndësi kush shënon apo kush shpallet MVP. Jemi këtu për të bërë gjëra të mëdha për këtë fanellë dhe për ta mbajtur Real Madridin në majë".

Sa i përket banderolës provokuese, ai shtoi: "E pashë, por sa herë që tifozët kundërshtarë bëjnë diçka të tillë, më japin më shumë forcë për të bërë një ndeshje të madhe, dhe kështu ndodhi. Ata e njohin historinë tonë dhe gjithçka që kemi bërë në këtë kompeticion. Kjo është hera e pestë që vijmë këtu, gjithmonë është shumë ftohtë, por duhet të vazhdojmë përpara në këtë rrugë".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit