

Bayern Munich nuk do të paraqesë një ofertë për Florian Wirtz gjatë verës së ardhshme. Sipas raportimeve të “Sport Bild”, çmimi i mesfushorit të Bayer Leverkusen, i vlerësuar mbi 100 milionë euro, është aktualisht jashtë mundësive të bavarezëve. Klubi është i fokusuar në rinovimin e kontratave të disa lojtarëve kyç.
Manuel Neuer dhe Alphonso Davies tashmë i kanë zgjatur kontratat e tyre, por mbeten ende për t’u zgjidhur situatat e Joshua Kimmich, Leroy Sané dhe Thomas Müller, të cilëve iu skadon kontrata në qershor. Për më tepër, zgjatja e kontratës së Jamal Musiala përtej vitit 2026 është një përparësi absolute për klubin bavarez.
“Ekipi ynë i menaxhimit sportiv, i udhëhequr nga Max Eberl dhe Christoph Freund, po punon për zgjatjen e kontratave dhe rindërtimin e skuadrës. Pasi të kemi përfunduar këtë proces, do të shqyrtojmë se çfarë është e nevojshme dhe e mundur për merkaton e verës, – tha presidenti i Bayern Munich, Herbert Hainer, për “Sport Bild”.
– Ne nuk kemi një lopë magjike që prodhon para çdo ditë. Gjithmonë kemi qenë klub që punon në mënyrë të arsyeshme. Me rritjen e pagave dhe tarifave të transferimeve në mbarë Europën, bilanci pozitiv po bëhet gjithnjë e më i vështirë”.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





