

Thierry Henry ka dhënë një mendim të qartë për krahasimin mes Haaland dhe Mbappé, duke zgjedhur francezin për shkak të aftësisë së tij për të luajtur në disa pozicione dhe talentin më të madh.
Sipas ish-sulmuesit transalpin, Mbappé mund të luajë si në të djathtë, ashtu edhe në të majtë, po ashtu në qendër të sulmit, ndërsa Haaland është qendërsulmues i mirëfilltë që nuk mund të përshtatet lehtësisht në role të tjera.
Megjithatë, ish-sulmuesi i Arsenalit ka ngritur një dyshim interesant: A janë me të vërtetë ata, dy lojtarët më të mirë në botë të momentit? Edhe pse statistikat e tyre të golave janë mbresëlënëse, Henry thekson se debati mbetet i hapur. Ai përmend emrat e Vinícius Jr. dhe Lamine Yamal si talente që po vijnë me hapa të mëdhenj.
Në fund, ai vëren se, ndryshe nga epoka e Messit dhe Ronaldos, ku mbizotërimi i tyre ishte i padiskutueshëm, tani mungon një siguri absolute për “mbretin” e ri të futbollit botëror. Ja argumentet e tij për krahasimin Mbappe-Haaland: "Për mua Kylian është më i talentuar dhe ofron zgjidhje të ndryshme.
Ai mund të luajë në të gjitha pozicionet e sulmit. Më lejoni të shpjegohem: Mbappe u përpoq të luante si ‘9’ për një vit e gjysmë. Ai u përpoq ta bënte këtë te PSG dhe nuk funksionoi shumë mirë. Tani po e bën këtë te Real Madridi, klubi më i madh në Europë. Pra, duhet të përshtatet me këtë kontekst. Haaland, nga ana tjetër, ka luajtur si ‘9’ që nga fillimi i karrierës së tij.
Menduam se ata do të ishin dy trashëgimtarët e Messit dhe Ronaldos. Por tani, në vend që të mendojnë për atë që janë bërë, njerëzit gjithmonë vënë në dyshim mënyrën se si luajnë. Jo statistikat, sepse statistikat janë madhështore për sa iu përket golave.
Ndoshta nuk janë dy më të mirët në botë, por janë në krye. Ka nga ata që do të thonë Mbappé, nga ata që do të preferojnë Vinicius, të tjerë Lamine Yamal. Nuk ka rëndësi, thjesht po them se nuk është një gjë e sigurt, edhe menduam se do të ishte kështu”.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





