Transmetuar më 13-02-2025, 07:37

Territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e masave ajrore me origjinë verilindore duke sjellë vranësira dhe reshje shiu e dëbore në pjesën më të madhe të vendit, më të theksuara në skajin verior dhe verilindor të vendit.

Parashikohet që orët e mesditës dhe në vijim; të sjellin shpeshtim të vranësirave dhe reshjeve të shiut dhe dëborës në në gjithë vendin por në sasi të pakta.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale, por vijojnë konstante maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga -3°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 15°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Fierit.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Juglindor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 4 ballë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit