Transmetuar më 12-02-2025, 23:09

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka publikuar mbrëmjen e sotme mesazhe të Edi Ramës me një person, që sipas tij, ka qenë koka e krimit të organizuar. Bëhet fjalë për një mesazh të vitit 2005, kur Edi Rama ishte kryebashkiak i Tiranës. Hoxha i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’, tha se mesazhi i publikuar është pjesë e një dosje prej 130 faqesh që ndodhet në SPAK, ku pjesë e saj është edhe Erion Veliaj. Hoxha gjithashtu u shpreh se lidhjet e Ramës e Veliajt me krimin e organizuar janë të hershme dhe Rama sot ka dalë hapur kundër SPAK, pikërisht nga shantazhi që po i bën krimi i organizuar kreut të qeverisë pas arrestimit të Erion Veliajt.

"Edi Rama e di shumë mirë se, Erion Veliaj dhe enturazhi i tij mbrapa kanë materiale dhe dokumente komprometuese. Sepse janë të dy të kompromentuar që në fillimet e karrierës së tyre. Unë kam një shkresë, që duan ta kenë ata, se mendonin se kishin zhdukur këtë shkresën. Në fakt është një procesverbal i mbajtur nga OPGJ dhe një nga këto mesazhet, është i datës 4 shkurt 2005, ora 12:55:15. Kryeministri i shkruan në atë kohë kryebashkiak i Tiranës, njërit në atë kohë ka qenë, njeriu më i rëndësishëm i atij që ne e quanim, krimi i organizuar dhe i thotë:

Dëgjo këtu, n’pyll, pyll nxjerr pasqyra, n’qytet, qytet nxjerr pasqyra, n’det, det nxjerr pasqyra. Po ama ka të bëjë shumë, ku e di ai që e mba në dorë, se o dora që e mban pasqyrën. Ma meno një cikë këtë të lutem se so e lehtë. Është një komunikim i gjatë. Pra kryeministri në 2005. Në të njëjtën faqe është mesazhi i Erioni i Mjaftit e ka shënuar në telefon. Ky ka qenë në atë kohë njeriu më i rëndësishëm i botës së krimit.

Dhe në të njëjtin material është kryeministri është edhe Erion Veliaj. Janë 131 faqe material që i kanë atje. Këta i kanë këto. Pse ta solla, se këta që sot ankohen se krimi i organizuar, po i bëjnë presion, që ky instrument i drejtësisë së re, që i është dhënë mundësia të jetë e pavarur po bën të kundërtën; po sulmon votën e lirë të qytetarëve. Sot ne e kemi të vështirë ti dallojmë, janë biznesmenë apo banditë, se sot kanë nga 200-300 njerëz në punë, janë investitor strategjikë. Kush i ktheu këta, ky i ktheu. Ne themi sot krim i organizuar. Po more, ky është lordi më i madh i gjithë organizatës. Ky është mburoja kryesore", tha ndër të tjera gazetari Artan Hoxha.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit