

Tiranë – Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për Krimet e Rënda (GJKKO), e cila konfirmoi masën "arrest në burg" për kryebashkiakun Erion Veliaj dhe ndryshoi masën për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxën, një grup punonjësish të administratës ka bllokuar hyrjen e gjykatës.
Mbështetësit e Veliajt, shumica e tyre punonjës të Bashkisë së Tiranës, janë mbledhur para GJKKO-së, duke kërkuar të takojnë kryebashkiakun, për të shprehur solidaritetin me të. Ata kanë deklaruar se do të qëndrojnë atje deri sa të mund të takojnë Veliajn, për të marrë një informacion të drejtpërdrejtë për situatën e tij.
"Forca Lali", ka qenë thirrja që ka mbizotëruar në mesin e mbështetësve, të cilët kanë shprehur mbështetje të fuqishme për kryebashkiakun, duke kërkuar që ai të kthehet shpejt në detyrë dhe të vazhdojë drejtimin e bashkisë.
Në të njëjtën kohë, GJKKO ka ndryshuar masën e sigurisë për Ajola Xoxën, duke e kaluar nga "arresti në shtëpi" në masën "detyrim paraqitje", ndërsa i ka ndaluar asaj daljen jashtë shtetit pa autorizimin e gjykatës.
Policia është e pranishme për të siguruar rendin dhe për të shmangur ndonjë incident, ndërkohë që hetimet për këtë çështje vijojnë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





