

Tiranë- Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda (GJKKO) ka lënë në fuqi masën "Arrest me burg" për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Pas këtij vendimi, Veliaj është dërguar në paraburgimin e Durrësit, ku do të qëndrojë deri në zhvillimin e hetimeve të mëtejshme.
Ky vendim erdhi pas shqyrtimit të kërkesës për ndryshimin e masës së sigurisë, të cilën e kishin paraqitur avokatët e tij. Ata kishin kërkuar që Veliaj të hetohet në liri, por GJKKO ka vendosur të mbajë në fuqi masën e "arrestit me burg".
Erion Veliaj po hetohet për akuza të rëndësishme, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjeve që kanë çuar në këtë situatë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





