Transmetuar më 12-02-2025, 21:26

TIRANË- Emisioni “Stop” drejtohet në Selitë të Tiranës për të takuar Sadete Koci, e cila tregon se në verë ndodhi një konflikt mes burrit dhe kunatit të saj për një gardh që prishi fëmija dhe bashkëshorti i saj, Skënder Koçi. Për këtë konflikt, i shoqi përfundoi në arrest me burg pasi kishte patur dhe raste të tjera denoncimesh, ndërsa kunati Kujtim Koçi u la në arrest shtëpie. Sadetja tregon se kunata e saj ia ka shtyrë djalin në ferra.

Kujtim e Sanije Koçi thanë se Skënderi pi dhe është konfliktual. Por ata mohojnë dhunën ndaj kunatit, kunatës dhe të birit.

“Stop” kontaktoi edhe me kryeplakun e shqyrtuam hartografinë. Rezulton se vëllezërit e familjet e tyre konfliktohen fizikisht për një pronë që askush nuk e zotëron me dokumenta.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit