

Një djalë në moshë fare të re humbi jetën sot pasi u qëllua me armë zjarri dhe policia hedh dyshime për vetëvrasje.
Sot, rreth orës 20:40, në Spitalin Rajonal Vlorë ka ndërruar jetë i riu Salo Zeneli, 27 vjeç, i cili ishte shoqëruar nga familjarët për ndihmë mjekësore.
Policia tha se i ndjeri dyshohet se ishte vetëplagosur me armë zjarri, në banesën e tij, në lagjen “11 Janari”, Vlorë.
Në vijim të veprimeve, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në vendngjarje, konkretisht në tualetin e banesës së tij, armën e dyshuar të përdorur nga shtetasi S. Z.
Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





