

Në seancën maratonë që u zhvillua në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Krimet e Rënda (GJKKO), avokatët mbrojtës të Erion Veliajt kanë paraqitur kërkesën për garanci pasurore, duke kërkuar që klienti i tyre të vijojë hetimet në liri. Gjithashtu, ata kërkuan që ndaj bashkëshortes së tij, Ajola Xoxës, të vendoset masa e "detyrimit të paraqitjes", një masë më e lehtë që do të mundësonte lirinë e saj, për shkak të angazhimeve familjare, pasi ajo është nënë e një fëmije të vogël.
Kërkesa për garanci pasurore për Veliajn, i cili aktualisht ushtron funksionin e kryebashkiakut të Tiranës, synon t’i mundësojë atij hetimin në liri dhe rikthimin në detyrën e tij. Gjyqtarët e trupës gjykuese janë tërhequr për të shqyrtuar kërkesat dhe pritet një vendim në lidhje me masat e sigurisë ndaj të dyshuarve.
Ky është një moment kyç në procesin hetimor dhe gjyqësor, ku do të përcaktohet nëse do të miratohet kërkesa për lirinë e Veliajt dhe masat e tjera për Xoxën, duke marrë parasysh rrethanat personale dhe ligjore të të dyve.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





