Transmetuar më 12-02-2025, 19:19

Ndërsa pritet që gjykata të shpallë vendimin nëse do ta mbajë ose jo në burg Erion Veliajn, kryeministri doli para pak çastesh me një paralajmërim ndaj sistemit të drejtësisë.

"Nesër përsëri në mëngjes, sy m’sy për një diskutim që duhet të vazhdojë, për detyrën tonë për të garantuar pavarësinë e drejtësisë nga pushteti politik dhe njëkohësisht për të ngritur zërin, kur vërejmë abuzime me pavarësinë në dëm të standardeve demokratike.

Shqipëria 2030 duhet e do të jetë në Bashkimin Europian edhe për një drejtësi të pavarur, që garanton standardet demokratike dhe respekton ndarjen kushtetuese të pushteteve", deklaroi Rama. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit