Transmetuar më 12-02-2025, 17:54

Një burrë në moshë të thyer humbi jetën në mënyrë të dhimbshme pak minuta më parë në kryeqytet pasi u hodh nga Spitali Universitar "Shefqet Ndroqi" ku gjendej për kurim.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:05, kur dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e Sanatoriumit, spitali i sëmundjeve të rrugëve respiratore.

Policia tha zyrtarisht se M. K, rreth moshës 75 vjeç, u hodh nga dritarja e spitalit dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar për mediat edhe spitali, që shprehet se pacienti u shtrua ditën e diel me sëmundje kronike obstruktive pulmonare, insuficiencë respiratore dhe hipertension arterial dhe gjatë gjithë kohës ka qenë në monitorimin e mjekëve.

“Ngushëllime të sinqerta familjes së pacientit 75-vjeçar, M.K, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, pavarësisht kujdesit dhe përpjekjeve maksimale të ekipit mjekësor.

Pacienti u shtrua ditën e diel me sëmundje kronike obstruktive pulmonare, insuficiencë respiratore dhe hipertension arterial. Gjatë gjithë trajtimit, ai ka qenë nën monitorim të vazhdueshëm dhe nuk ka shfaqur në asnjë moment probleme të shëndetit mendor.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit