Transmetuar më 12-02-2025, 15:37

Gjatë një seance me dyer të mbyllura për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, janë zbuluar detaje të reja për përplasjen e tij me prokurorin e çështjes, Ols Dado.

Sipas burimeve, Veliaj i është drejtuar prokurorit me akuzën se ndodhet në konflikt interesi. “Ti je në konflikt interesi, e ke personale me mua. Më je paraqitur dhe ke përfituar leje ndërtimi nga ana ime. Pasi ke mbetur i pakënaqur, më ke thënë ‘do ta mbash mend’. Ke dy rrugë, ose të largohesh nga kjo çështje, ose të rreshtohesh me ndërtuesit e tjerë këtu”, tha Veliaj gjatë seancës.

Deklarata e kryebashkiakut ka sjellë ndërhyrjen e gjyqtarit Erjon Bani, i cili i tërhoqi vëmendjen Veliajt për tonin e tij dhe i kërkoi të ruajë solemnitetin e sallës gjyqësore.

Përplasja e ashpër në seancë pasqyron tensionet në rritje rreth kësaj çështjeje, ndërsa vendimi për masën e sigurisë mbetet ende

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit