

Gjirokastra u trondit dy ditë më parë nga vetëvrasja e 17-vjeçares, Irsa Muçollari, për shkak të bullizmit të vazhdueshëm që e reja përjetonte nga shoqëria e saj në shkollë.
Në ditën që ajo kishtë marrë vendimin për t’i dhënë fund jetës, Irsa ishte larguar 3 herë nga shkolla dhe ishte nisur për në shtëpi, ku çdo herë brenda në banesë kishte qenë babai i saj.
Ajo ka vrarë veten në dhomën e saj ndërsa pas ka lënë një letër ku shkruante se askush nuk e afron dhe se të gjithë e tallin për paraqitjen e saj.
“O Zot, perse po vuaj keshtu valle? Une jam kjo qe jam, dhe miqte dhe shoket kerkoj te me respektojne. Por ata tallen me mua. Une ndihem kaq e vetmuar dhe e mbytur ne vetmine time. Nuk me vjen turp per veshjen time. Kaq mundesi kane prinderit e mij, babi im qe kujdeset aq shume per mua aq sa dhe mami. Po perse u dashkam te jem kaq e veçuar? Ku te ankohem? Kujt t’i drejtohem? Kujt t’ja hap zemren time? Tek askush nuk kam besim. Madje as tek psikologia ndonese jam hapur. Perse u dashka te vuaj? Valle kjo eshte jeta?”, shkruante 17-vjeçarja.
Irsa Muçollari e ka shkruar këtë letër në anglisht dhe e kishte fshehur në kapakun e celularit të saj.
Kjo letër ka hedhur dritë mbi arsyet e tmerrshme që çuan 17-vjeçaren drejt marrjes së këtij akti ekstrem.
Tashmë autoritetet kanë marrë dëshmitë e të gjithë stafit të gjimanazit “Siri Shapllo” ku studionte 17-vjeçarja si të gjithë shoqërinë e saj.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





