Transmetuar më 12-02-2025, 14:02

Helena Kadare, e veja e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, është paraqitur sot në ambientet e SPAK-ut, ku kërkoi të merrte pjesë në seancën e gjykatës për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj. Ajo ka shpjeguar për gazetarët se kishte ardhur për të marrë pjesë në seancë, pasi ishte informuar se kjo lejohej për qytetarët. Sipas saj, ky ishte qëllimi i vizitës së saj në SPAK.

Nga pamjet e siguruara, duket se shkrimtarja ka dalë nga ambientet e SPAK pas kërkesës, por nuk është dhënë informacion nëse ajo mundi të merrte pjesë në seancën që ka kërkuar. Për momentin, detajet e mëtejshme mbi praninë e saj në seancën e Veliajt mbeten të paqarta.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit