Transmetuar më 12-02-2025, 13:02

Ish kryeministri Sali Berisha tha sot në konferencë për shtyp se bashkëshoti i këngëtares dhe moderatores Alketa Vejsiu ndërton në mes të parkut të Tiranës vetëm sepse sponsorizoi detoksin e Ramës.

"Unë e kuptoj tronditjen e socialistëve, e fansave të Erion Veliajt, sepse ata me të drejtë thonë se ky ka favorizuar një, dy, tre, katër, po Edi Rama ka favorizuar me dhjetëra.

Sepse Edi Rama, ndërtuesit të pallatit të Linda Ramës, i ka dhënë 100 milionë euro tendera, përveç lejeve të tjera kushedi.

Sepse sponsorizuesit të detoksit, bashkëshortit të Alketa Vejsiut, i ka lejuar ndërtimin në mes të pyllit të parkut të Tiranës dhe i ka dhënë me dhjetëra leje ndërtimi kudo nga jugu e kudo.

Ai paguan hotelin 10 mijë, po kur ia paguan një tjetër Arben Ahmetajt, kryqëzohet. Po t’ia paguash Ramës, Altin Zamani hesht, i gris.

Natyrisht Edi Rama do mbrojë Velicën sepse ajo blen një fustan ta zëmë 20 mijë euro, Rama shishen e verës Romanee Conti 33 mijë euro.

Këta nuk kanë asnjë lloj kufiri, asnjë normë, asnjë standard".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit