Transmetuar më 12-02-2025, 12:58

Denoncimi tronditës i Berishës: Punonjësit e bashkisë që protestuan te Skapi i partisë ishin të armatosur

Kreu demokrat Sali Berisha doli sot para mediave për të denoncuar antimitingun e socialistëve para SPAK dhe tha se kjo ishte një shtrëngatë ujërash të zeza në partinë e krimit, ndërsa vijoi:

"I thotë Klotildës se e kanë shpallur në hetim pa e pyetur ndonjëherë.

Po kryetarit të opozitës i shpallën masat e sigurisë pa e pyetur kurrë në jetën e tij.

Dhe ky tregon fytyrën e vërtetë, tregon se është i biri i të atit. Një armik i egër."

Berisha tha se aktualisht ky shtet po funksionon mbi bazën e mafies dhe shtoi:

"A i patë ju sot punonjësit e bashkisë tek Skapi i partisë? Mos harroni se ata paguhen nga taksat e qytetarëve.

Dhe ata marrin rrogat nga taksat e qytetarëve për t’u shërbyer qytetarëve dhe ata braktisin qytetarët dhe shkojnë për t’u bërë parzmore e një hajduti.

A mund të ndodhë kund? Keni dëgjuar kund ju?

Kur kryeministri urdhëron veprime të tilla, fakton njëherë dhe njëqind herë se është një padrino.

Plus po hetojmë se kanë qenë të armatosur.

Unë i garantoj punonjësit e bashkisë se me listë secili prej tyre që do të shkojë të protestojë gjatë orarit zyrtar, nuk do shohë punë shteti të paktën për 25 vite.

Me listë.

Po, qytetarë të cilët po festonin arrestin e Erion Veliajt, u arrestuan sepse shpëtoi kryeqyteti nga hajdutë, kurse këta mobilizojnë policinë.

Thashë edhe njëherë, do e vërtetoj nëse kanë qenë me armë apo armë këta të policisë bashkiake, por sidoqoftë kanë qenë në orar zyrtar.

Dhe ata, ua them këtu, do kenë dënime shumë të rënda për aktin që kanë bërë". /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit